Dy anije cisternë morën flakë pasi goditën mina gjatë përpjekjes për të kaluar Ngushticën e Hormuzit jashtë korridorit të përcaktuar nga autoritetet iraniane, njoftoi Garda Revolucionare e Iranit.
Të lidhura
None found
Sipas deklaratës së Gardës, para incidentit të dyja anijet i kishin kërkuar ushtrisë amerikane të përdornin një “rrugë të paligjshme”. Menjëherë pas kësaj, ato goditën minat.
“Anijet goditën minat dhe shpërthyen… ato aktualisht janë në flakë”, thuhej në njoftimin e forcave iraniane.
Garda Revolucionare bëri të ditur se ekuipazhet u larguan nga anijet, të cilat më pas ranë nën kontrollin e agjentëve amerikanë. Forcat detare iraniane pretenduan gjithashtu se i kishin paralajmëruar ekuipazhet për rrezikun e lundrimit në zonën e minuar.
Ndërkohë, kompania shtetërore saudite e transportit detar Bahri raportoi se dy marinarë filipinas humbën jetën në një incident të ndodhur një ditë më parë, ku u përfshi një tanker në Ngushticën e Hormuzit.
“Bahri konfirmon se anija Sidr u përfshi në një incident sigurie gjatë tranzitit në Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi kompania në platformën X, duke konfirmuar vdekjen e dy anëtarëve të ekuipazhit.
