Arjeta Fezja nga Lëvizja Vetvendosje ka kritikuar gjashtë deputetët e LDK-së që dolën kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e presidentit, duke i lidhur politikisht me PDK-në.
Të lidhura
None found
Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala nuk e përkrahën marrëveshjen e Abdixhikut me VV-në, edhe pse ajo kishte marrë mbështetjen e Kryesisë së LDK-së.
Ky pozicionim është parë nga Lëvizja Vetvendosje si një qëndrim në favor të PDK-së. Deputetja Arjeta Fejza ka sjellë në vëmendje edhe faktin se disa nga këta deputetë kishin votuar më herët për Hashim Thaçin.
“Deputetët sabotues të LDK-së kanë qëndruar për ta votuar një kandidat politik të PDK-së, siç ka qenë Hashim Thaçi.
Të njëjtit sot po refuzojnë ta votojnë një kandidat apolitik, siç është Bekim Sejdiu.
Kjo mund të quhet frymë Thaçiane ose PDK-iane, por assesi rugoviane!”, ka deklaruar ajo përmes një postimi në Facebook.
