Vera vazhdon edhe në shtator/ Paralajmërimi i sinoptikanes Lajda Porja: I nxehti do të vijojë deri më…

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje direkte për Ora News, ka folur për situatën e motit në ditët e para të shtatorit dhe ndryshimin e pritshëm pas datës 10.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlera deri në 36-37 gradë në disa zona të vendit, ndërsa më pas pritet një rënie e ndjeshme dhe rikthim i temperaturave më tipike për vjeshtën.

Të lidhura

None found

Sipas Porjas, moti i nxehtë do të vijojë të dominojë deri më 10 shtator.

Elbasani dhe Berati pritet të arrijnë 37 gradë, Tirana 36 gradë, ndërsa Fieri dhe Lushnja rreth 35 gradë.

Në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë, ndërsa në bregdet rreth 33-34 gradë.

“Parashikoj që të paktën deri në datën 10 termometri në dy apo tre qarqe të Shqipërisë të regjistrojë 36-37 gradë. Janë vlera shumë të larta, duke qenë se zyrtarisht jemi futur në stinën e vjeshtës dhe temperatura më e lartë e shtatorit është jo më shumë se 28 gradë”,-tha ajo.

Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i thatë në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bëjnë zonat juglindore, ku mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu.

Ndryshimi më i madh pritet pas datës 10 shtator.

Një masë ajrore e ftohtë me origjinë nga Poli i Veriut do të lëvizë drejt Ballkanit, pasi të sjellë destabilizim të atmosferës në Europën Qendrore.

Kjo situatë pritet të sjellë reshje dhe një ulje të temperaturave me rreth 10 gradë.

Temperaturat nga 36-37 gradë do të zbresin në rreth 28-29 gradë, duke sjellë për disa ditë kushte më tipike të vjeshtës.

“Pas datës 10 do të përjetojmë pak a shumë disa nuanca të stinës së vjeshtës. Do të ketë zona që do të jenë edhe 10 gradë më pak krahasuar me çfarë jemi tani. Pra, nga 37 gradë termometri pas datës 10 do të jetë rreth vlerës 28 apo 29 gradë. Më pas, nga data 17-18, pritet sërish rritje e temperaturave”,-u shpreh sinoptikania.

Sipas parashikimeve, freskimi do të zgjasë rreth katër deri në pesë ditë, përpara se temperaturat të nisin sërish të rriten rreth datave 17-18 shtator.

Porja e lidh këtë situatë me një shtyrje të periudhave të ngrohta përtej muajve tipikë të verës.

Temperaturat mbi normalen pritet të shfaqen jo vetëm gjatë shtatorit, por edhe gjatë tetorit dhe nëntorit, ndërsa reshjet pritet të jenë të pranishme në periudha të ndryshme gjatë muajve në vijim.


Shtuar 2.09.2026 10:20

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomHoliganbetMarsbahisHoliganbetPusulabetNakitbahisBetwoonCratosroyalbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN SitelerCratosroyalbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbethiltonbetmarsbahis girişsekabetjojobet