Aktgjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të shpallet këtë të mërkurë. Ai akuzohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Të lidhura
None found
Seanca është caktuar të mbahet në Pallatin e Drejtësisë, duke nisur në orën 09:00.
Gjykata, ndërkohë, ka vendosur që procedura penale për Sveçlën të zhvillohet veçmas nga procedurat ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Në seancën e mëparshme, Sveçla deklaroi para gjykatës se nuk e konsideron veten fajtor, duke thënë se veprimi i tyre kishte karakter politik.
“Nuk e ndiej veten fajtor… akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen e 8200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar ai.
