Kurti reagon pas kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj Sejdiut

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, njoftoi se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për President të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Abdixhikut, këta deputetë kanë zgjedhur të mos e zbatojnë vendimin e Kryesisë së partisë për përkrahjen e kandidaturës së Sejdiut.

“Me keqardhje të madhe, 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri”, deklaroi Abdixhiku.

Kurti foli për këtë çështje teksa ishte nisur drejt mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai theksoi se marrëveshja e arritur me LDK-në për zgjedhjen e presidentit kishte për qëllim zgjidhjen e krizës politike.

“Ne nuk kemi bërë marrëveshje që të zgjedhim presidentin në mënyrë demokratike. E kemi shndërruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në marrëveshje me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut, për të cilin kemi pasur takim në Kryesi dhe Grupin Parlamentar të Lëvizjes. Tash po shkoj në mbledhje të Grupit Parlamentar. Më pas do të mund t’iu drejtohem”, u shpreh Kurti.

Reagimi i tij erdhi në kohën kur kandidatura e Bekim Sejdiut për postin e Presidentit është përballur me pasiguri, pas deklarimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta votojnë atë.


Shtuar 1.09.2026 20:18

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet