Albin Kurti zhvilloi takimin e lamtumirës me ambasadoren holandeze Karin Boven

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim lamtumire me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës, Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin, kontributin dhe shërbimin e ambasadores në Kosovë, duke veçuar angazhimin e saj në avancimin e barazisë gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ai nënvizoi rëndësinë e përkrahjes së Holandës për statusin e Kosovës si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për proceset integruese në tërësi.

“Republika e Kosovës e vlerëson thelbësore mbështetjen e Holandës në raport me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe proceset integruese në përgjithësi. Teksa mirëpresim konsultimet politike ndërmjet Holandës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kosovës, këtë muaj, synojmë të zgjerojmë bashkërendimin strategjik nëpërmjet këtij forumi”, tha kryeministri.

Palët shqyrtuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mbrojtje, drejtësi, energji dhe bujqësi, si edhe në sektorin e kulturës. Në këtë kuadër, u përmend edhe realizimi së shpejti në Kosovë i ekspozitës virtuale të Van Gogh.

Kurti i uroi Karin Boven sukses në detyrat e saj të ardhshme dhe i përcolli mesazhin se do të jetë gjithmonë e mirëpritur në Kosovë.


Shtuar 1.09.2026 18:06

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet