Mucunski: Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të udhëhiqet nga strategjia, jo burokracia

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ishte pjesë e sesionit ministror “Turbulenca Gjeopolitike: Evropa Qendrore dhe Juglindore në botën e Korridoreve, Sigurisë dhe Zgjerimit”, organizuar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Të lidhura

None found

Gjatë paraqitjes së tij, Mucunski foli për zhvillimet e tanishme gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë, rolin strategjik të korridoreve të transportit, qëndrueshmërinë e rajonit dhe rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ai nënvizoi se anëtarësia në NATO sjell përfitime të rëndësishme përmes shkëmbimit të informatave, politikave të përbashkëta për rezistencë dhe parandalim. Megjithatë, ai vlerësoi se rajoni vazhdon të përballet me rreziqe sigurie.

Në këtë kuadër, Mucunski përmendi agresionin rus ndaj Ukrainës, ndikimin dhe veprimtaritë e Kinës dhe Iranit, si edhe kërcënimet më të gjera konvencionale e jokonvencionale, përfshirë ndikimin kibernetik dhe tentativat për shtrëngim ekonomik.

Vëmendje të posaçme ai i kushtoi vlerës strategjike të Korridoreve VIII dhe X. Sipas tij, vendi ynë është i vetmi në rajon ku ndërthuren këto dy korridore, çka e bën infrastrukturën e transportit dhe të energjisë drejtpërdrejt të rëndësishme për qëndrueshmërinë ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Duke folur për integrimin evropian, Mucunski theksoi se krahas investimeve në infrastrukturë dhe në lidhshmërinë rajonale, nevojitet edhe një angazhim i qartë politik për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Nëse Evropa dëshiron të flasë gjuhën e gjeopolitikës, atëherë zgjerimi nuk mund të shihet përmes logjikës së burokracisë. Nevojitet një vizion strategjik. Kur vendet kandidate bëjnë përparim dhe janë plotësisht të përafruara me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, ky përparim duhet të jetë i dukshëm”, deklaroi Mucunski.


Shtuar 1.09.2026 10:37

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş