Në Prishtinë nis rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e partneres

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nisur sot rigjykimin ndaj Endrit Nikës, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij, Maria Clara Urdangaray.

Të lidhura

None found

Rasti është kthyer për shqyrtim të ri pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka vlerësuar të bazuar ankesën e mbrojtjes dhe ka prishur aktgjykimin e shkallës së parë.

Aktgjykimi i Apelit është hartuar më 30 korrik 2026 dhe është publikuar më 7 gusht.

Fillimisht, më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur Nikën fajtor për veprën penale “vrasje e rëndë”, duke e dënuar me 18 vjet burgim.

Apeli ka pranuar si të bazuar ankesën e avokatit Tomë Gashi, mbrojtësit të Nikës. Si rrjedhojë, aktgjykimi i Departamentit për Krime të Rënda, i datës 19 shkurt, është anuluar dhe lënda është kthyer në rigjykim dhe rivendosje.

Ndërkohë, ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të përfaqësuesit të palës së dëmtuar për masën e dënimit, sipas raportimeve që kanë publikuar pjesë nga vendimi i Apelit, për momentin janë cilësuar të parëndësishme për shqyrtim.

Sipas aktakuzës, më 1 gusht 2023, pas një konflikti me Maria Clara Urdangaray, Nika dyshohet se e kishte dhunuar fillimisht në parkingun e hotelit “Sonoma” në Fushë Kosovë. Përleshja, pretendohet më tej, kishte vazhduar në dhomën e hotelit.

Prokuroria thotë se Urdangaray ishte shtyrë dhe goditur derisa kishte përfunduar në cepin e dhomës, pa mundësi për t’u larguar. Më pas, sipas pretendimit të akuzës, ishte hequr korniza e dritares dhe ajo kishte rënë nga kati i gjashtë.

Si pasojë e rënies, Maria Clara Urdangaray kishte marrë lëndime të rënda. Ajo kishte marrë trajtim mjekësor, por më vonë kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Shtuar 1.09.2026 10:35

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetextrabetmarsbahis giriş