Gjatë aksionit të zhvilluar sot para Qeverisë së Kosovës, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, komentoi marrëveshjen mes VV-së dhe LDK-së për zgjedhjen e presidentit.
Të lidhura
None found
Kadrijaj deklaroi se seanca konstituive duhej të mblidhej gjatë ditës së sotme, ndërsa shprehu shqetësimin e saj për mungesën e transparencës në këtë proces.
Ajo i kërkoi deputetit Albin Kurti të rikthehet në Kuvend, duke shtuar se, në të kundërtën, duhet të shpallen zgjedhje të reja.
“Nëse marrëveshja është arritur dje, por publiku është informuar vetëm përmes një deklarate të shkurtër, ndërsa njëri lider ka qarë dhe tjetri ka buzëqeshur, atëherë sot duhej të thirrej seanca. Kuvendi duhej të konstituohej, të zgjidhte organet e tij, Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës. Ne po konstatojmë mungesë transparence dhe llogaridhënieje. Megjithatë, populli nuk harron. Albin Kurti, kthehu në institucione dhe në Kuvend, ose shpalli zgjedhjet, për të cilat pajtohemi edhe ne”, tha Kadrijaj.
