Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland Toshi humbi jetën pasi ra në kontakt me rrugë elektrike.
Përmes një reagimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se rreth orës 20:00 të ditës së sotme, u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, 27-vjeçari Toshi. Ky shtetas dyshohet se teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
Të lidhura
None found
Fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra, i riu ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i plotë:
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
