Një 27-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Kamëz, pasi pësoi goditje elektrike gjatë kohës që po kryente punime në çatinë e një banese.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale R. T. u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi në rrugën “Adriatik”, në lagjen nr. 5, ku i riu ndodhej në banesën e xhaxhait të tij dhe po merrej me rregullimin e depozitës së ujit të vendosur mbi çatitë e godinës.
Dyshohet se gjatë ndërhyrjes ai ra në kontakt aksidentalisht me telat e një linje elektrike të tensionit të lartë, të cilat kalonin mbi banesë.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, 27-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga goditja elektrike dhe vdiq pak pas mbërritjes në spital.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
