Leo Messi te PSG, vëllai i Emirit të Katarit jep lajmin e madh

PSG është e ardhmja e Leo Messit. Ylli argjentinas ka arritur një akord me drejtuesit e klubit francez: ai do të përfitojë 40 milion euro në sezon dhe kontrata do të jetë 3-vjeçare (2+1).

Tifozët e PSG-së kanë nisur festën dhe po përgatiten për t’i dhuruar një pritje të paharrueshme 34-vjeçarit argjentinas, teksa drejtuesit e klubit kanë prenotuar Kullën Eiffel për datën 10 gusht.

Ndërkohë, Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi, dhe vëllai i Emirit të Katarit, jep lajmin e mirë në rrjetet sociale.

Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, pak më vonë do të vijë njoftimi“, lexohet në rreshtat e Khalifah bin Hamad Al Thani.


Shtuar 7.08.2021 09:26