Hajduk Split zyrtarizon nënshkrimin e talentit Nart Gashi, kontratë dyvjeçare

Nart Gashi, futbollisti i lindur në vitin 2008, tashmë është pjesë e njërit prej klubeve më të mëdha në Kroaci dhe Ballkan, Hajduk Split, pas një marrëveshjeje të zyrtarizuar.

Të lidhura

None found

Talenti nga Kosova ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe do të zhvillohet në akademinë e klubit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e tij të re.

Rrugëtimi i tij në futboll nisi në shkollën Vigani, vazhdoi te skuadra e Arsenalit dhe më pas ai u aktivizua me formacionin e parë të Top Football në Ligën e Dytë.

Ky kalim i ofron atij një mundësi të jashtëzakonshme për t’u rritur në një mjedis me traditë të thellë futbollistike dhe në një nga akademitë më të respektuara të rajonit.

Në progresin e tij kanë dhënë ndihmesë të çmuar trajnerët Abaz Kosumi, Fetah Veliu dhe Hetem Sogojeva, të cilët e kanë udhëhequr ndër vite.

Një rol kyç në finalizimin e kësaj lëvizjeje ka luajtur edhe Albin Sahatqija, i cili kontribuoi në mënyrë të drejtpërdrejtë që Nart Gashi të mbërrinte te Hajduk Split.

Për 18-vjeçarin kosovar, aventura në Kroaci ka filluar dhe dy sezonet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për ngjitjen e tij drejt niveleve më të larta të futbollit.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetstarzbetjojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahislunabet