Divjaka proteston për natën e 31-të: Nuk pranojmë bashkimin me Lushnjen

Për të 31-ën natë me radhë, banorët e Divjakës u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit, në shenjë kundërshtimi ndaj propozimit të shumicës socialiste për hartën e re administrative-territoriale. Sipas këtij propozimi, Bashkia Divjakë do të shkrihej dhe do t’i bashkohej Bashkisë Lushnjë.

Gjatë tubimit, qytetarët u kërkuan banorëve të tjerë që t’u bashkohen protestave në ditët e ardhshme, me synimin për të shtuar presionin ndaj ekzekutivit.

Të lidhura

None found

“Divjakën duhet ta mbrojmë, por për këtë duhet të jemi edhe më të shumtë. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim ta mbrojmë Divjakën tonë”, deklaroi një prej pjesëmarrësve nga sheshi. Protestuesit kërkuan gjithashtu largimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea.

Tubimi u zhvillua nën një situatë të pazakontë, pasi sheshi mbeti pa energji elektrike. Protestuesit ngritën dyshime për ndërprerjen, duke theksuar se errësira përfshiu vetëm zonën ku po mbahej protesta, ndërsa lagjet e tjera të qytetit vijuan të furnizoheshin normalisht me energji.


Shtuar 30.08.2026 22:58

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetpusulabetholiganbetmarsbahismarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabet