Sistemi i mbikëqyrjes “Safe City” nuk lejon asnjë shkelje në trafik. Kamerat e tij kanë zbuluar një shtetas serb i cili, në dy raste të ndryshme, në pjesë rrugore ku shpejtësia maksimale ishte 80 km/h, ka udhëtuar me më shumë se 160 km/h.
Të lidhura
None found
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se 34-vjeçari D.P. u arrestua në Pikën Kufitare Tabanoc, teksa po dilte nga shteti. Gjatë kontrollit të automjetit të tij “Shkoda”, u konstatua se ai kishte drejtuar dy herë me shpejtësi dyfish më të lartë se ajo e lejuara. Për këtë rast, policia do të paraqesë kallëzim penal përkatës.
“Më 22.07.2026, në orën 13:42, në autostradën A1, pranë Demir Kapisë, D.P. po e drejtonte makinën me 163 kilometra në orë, ndërsa më 20.08.2026, në orën 19:40, në të njejtin segment rrugor, përsëri ishte regjistruar me 169 kilometra në orë. Në të dyja rastet, kufiri i lejuar ishte 80 kilometra në orë”, specifikoi policia.
Në 24 orët e fundit, forcat e rendit kanë ndaluar 18 drejtues mjetesh për sjellje të rrezikshme në komunikacion. Prej tyre, 9 ishin në gjendje të dehur, 7 nuk kishin patentë shoferi dhe 2 të tjerë kishin të ndaluar me vendim gjygësor për të drejtuar.
Nëntë shoferët e kapur nën efektin e alkoolit janë nga Shtipi, Prilepi, Demir Hisari, Manastiri, Kumanova dhe Negotina. Shtatë të tjerët që nuk posedonin leje drejtimi janë nga Kumanova, Shkupi, Manastiri, Gostivari dhe Çashka; midis tyre dy ishin të mitur. Gjithashtu, zyrtarët kanë ndaluar dhe dy persona nga Shkupi dhe Kumanova, të cilët ishin duke vozitur pavarësisht se u ishte pezulluar e drejta.
Pasi të përfundojë dokomentimi i plote i rasteve, policia bën me dije se do të depozitohen kallëzimet penale përkatëse.
