Trageti përmbyset pranë Qipros, konfirmohen 6 viktima dhe vijon operacioni i shpëtimit

Një traget pasagjerësh i kompanisë Filo Shipping u përmbys në ujërat pranë Qipros, vetëm pak kohë pasi ishte larguar nga porti i Kyrenia-s (Girne), në veri të ishullit.

Të lidhura

None found

Bilanci i deritanishëm i aksidentit është gjashtë viktima, ndërsa 159 persona janë nxjerrë të gjallë nga gjithsej 270 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Informacioni u konfirmua nga Murat Şenkul, kryetari i bashkisë së Kyrenias, porti nga ku u nis trageti.

Mjeti lundrues kishte si destinacion portin turk të Taşucut, por u përmbys menjëherë pasi doli nga porti. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë të dhëna për shkaqet e ngjarjes.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nisën punën pa vonesë dhe operacioni vijon ende, me angazhimin e një anijeje tjetër dhe të një helikopteri.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë aktivizuar të gjitha masat e nevojshme për t’u mundësuar ekipeve të shpëtimit dhe shërbimeve mjekësore një reagim sa më të shpejtë.

Materialet filmike të publikuara nga mediat turke shfaqin tragetin të përmbysur në det, ndërsa disa persona në bord duken të pajisur me jelekë shpëtimi. Në përpjekjet për shpëtim janë përfshirë edhe disa anije që ndodheshin në afërsi.

Në kohën kur ndodhi aksidenti, moti ishte i kthjellët dhe kushtet atmosferike paraqiteshin të mira. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përmbysjes.


Shtuar 30.08.2026 15:10

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobet