Rolando Maran: Ëndrrat për Kombëtaren janë të bukura, vështirësitë duhet të na japin forcë

Shqipëria do të rikthehet në fushë në fund të shtatorit, me dy përballje ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos në kuadër të Nations League, Liga C. Para këtyre sfidave, trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka folur për “Top Channel” rreth përgatitjeve, gjendjes së lojtarëve dhe synimeve të ekipit.

Të lidhura

None found

Tekniku italian ka analizuar situatën e futbollistëve që kanë pasur pak minuta ose që kanë ndërruar skuadër gjatë verës. Ai ka treguar se gjatë periudhës së pushimeve nuk ka qëndruar pasiv, por ka ndjekur sa më shumë ndeshje për të krijuar një ide më të qartë për lojtarët dhe Kombëtaren.

Maran është ndalur edhe te dy miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Izraelit, duke pranuar se koha në dispozicion ishte e kufizuar. Në fund, ai ka folur për pritshmëritë ndaj Shqipërisë dhe mundësinë e një kualifikimi në Botëror, duke theksuar se të kesh ëndrra është diçka e bukur.

Pas dy miqësoreve të para, lojtarët u kthyen te klubet për të mbyllur kampionatin dhe më pas nisën pushimet. Disa kanë ndryshuar skuadër, ndërsa të tjerë ende nuk kanë gjetur një ekip. Sa e vështirë është të ndërtosh një grup në këto kushte, kur ndeshja e parë zyrtare është vetëm pak javë larg?

Është një situatë e vështirë për çdo kombëtare, pasi të gjitha ekipet përfaqësuese përballen me një pauzë të gjatë dhe më pas duhet të mblidhen sërish për ndeshjet zyrtare. Për ne mund të jetë disi më e komplikuar, sepse lojtarët shqiptarë janë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës. Kjo e vështirëson komunikimin, kontaktet dhe takimet. Megjithatë, teknologjia, video-telefonatat dhe udhëtimet më të thjeshta na mundësojnë të ruajmë një lidhje të mirë.

Miqësoret e qershorit i mora vetëm 10 ditë përpara, kur gjithçka ishte planifikuar tashmë. Tani kam mundësi të shoh më shumë gjëra dhe të ndërtoj një vizion më të qartë. Për mua ishte e rëndësishme t’i zhvillonim ato ndeshje, edhe pse e dija se do të ishin të vështira, pasi nuk e njihja ende mirë grupin.

Ndoshta nuk njihnit as emrat?

Emrat i njihja. E njihja edhe Kombëtaren, por një gjë është të njohësh lojtarët dhe diçka tjetër është të punosh me ta për 3-4 muaj, në mënyrë që të krijosh një pamje më të plotë. Tani, natyrisht, gjithçka është më e thjeshtë për mua dhe njëkohësisht shumë stimuluese.

Si e keni shfrytëzuar këtë periudhë? A keni takuar ose vizituar lojtarët?

Pas përfundimit të kampionateve, kur shumë prej lojtarëve ndaluan së luajturi, shfrytëzova kohën për të ndjekur sa më shumë ndeshje. Siç thashë, në qershor kisha vetëm 10 ditë, kohë e pamjaftueshme për të ndërtuar një Kombëtare dhe për të kuptuar plotësisht karakteristikat e futbollistëve.

Gjatë pushimeve pashë shumë ndeshje dhe i vëzhgova lojtarët tanë në role e situata të ndryshme. U përpoqa të kuptoja sa më shumë për ta. Më pas, kur disa prej tyre nisën grumbullimet, shkova t’i ndjek nga afër. I kemi parë, i kemi dëgjuar dhe kemi analizuar të gjitha ndeshjet e tyre.

Nesër nisem për një udhëtim ku do të vizitoj rreth 7 vende të ndryshme brenda 14 ditëve. Nga Turqia deri në Evropën e Veriut do të kem një tur intensiv, pasi tashmë kanë nisur ndeshjet me rëndësi. Këto janë testet më të besueshme për të vlerësuar formën e lojtarëve. Kështu kanë kaluar këta muaj dhe tani, me nisjen e ndeshjeve zyrtare në të gjithë Evropën, kam mundësi t’i shoh në sfidat që kanë vërtet peshë.

Si i vlerësuat ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Izraelit? Përveç kohës së shkurtër të përgatitjes, çfarë nuk funksionoi dhe a pati diçka që ju shqetësoi?

Ishte padyshim një hap drejt së panjohurës, sepse koha ishte shumë e shkurtër. Megjithatë, ato ndeshje nuk më shqetësuan. Përkundrazi, më dhanë informacione të vlefshme. Sigurisht, do të doja që t’i fitonim edhe miqësoret, pasi do të ishte më mirë për mua dhe për të gjithë ekipin. Por, edhe sot, do të veproja në të njëjtën mënyrë, pavarësisht rrezikut.

Këto sfida më ndihmuan të kuptoj disa elemente që do të më vlejnë në ndeshjet zyrtare, ku gabimet duhet të shmangen, veçanërisht në takimin e parë. Në ndeshjen e parë luajtëm më mirë se në të dytën. Sipas meje, lojtarët kishin ulur disi ritmin, jo sepse mungoi angazhimi, por sepse pas një viti të gjatë erdhën me energji psiko-fizike të konsumuar.

Rrethanat e bënë situatën disi të ndërlikuar, por pati një pjesëmarrje të mirë dhe sinjale pozitive, sidomos në ndeshjen e parë. Në të dytën munguan disa energji që në futboll janë të domosdoshme. Sidoqoftë, zhvillimi i atyre ndeshjeve ishte thelbësor për mua. Tani ndihem më i përgatitur dhe më i fortë për sfidat zyrtare.

Gjatë verës disa futbollistë ndryshuan ekip. Si i keni parë këto transferime, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e nivelit të skuadrave?

Tregu i futbollit ka ndryshuar. Mund të marrim si shembull Italinë, një kampionat që e njoh më nga afër. Shumë lojtarë janë larguar, pasi tregjet e futbollit nuk janë më të njëjta. Për këtë arsye duhet të vlerësojmë kampionatet dhe ritmin e tyre, në mënyrë që të kuptojmë se si mund t’i ndihmojmë futbollistët kur të grumbullohen me Kombëtaren.

Ajo që më intereson më shumë është që lojtarët të luajnë. Shpresoj që ata që ende nuk kanë ekip të gjejnë një sa më shpejt, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Jemi pranë ndeshjeve të para dhe uroj që të gjithë të kenë një skuadër dhe vazhdimësi në paraqitjet e tyre.

Gjimshiti, kapiteni i ekipit, dhe Ramadani kanë kaluar nga Serie A në Turqi ose në Arabi. A ka ndryshim mes këtyre kampionateve?

Mendoj se kampionatet në të gjithë botën janë afruar disi për sa i përket nivelit. Ka ende liga “top”, si Premier League dhe La Liga, por edhe kampionatet e tjera janë zhvilluar. Fakti që ato mund të marrin lojtarë të këtij kalibri tregon se niveli i tyre është rritur.

Ndoshta këta futbollistë nuk janë më pjesë e kampionateve më të njohura, por po luajnë në liga që nuk janë më si dikur, kur kishin shumë pak peshë.

Por a janë në nivelin e Serie A?

Jo në nivelin e Serie A, por disa prej tyre janë afruar shumë. Këtë e kupton duke parë kupat dhe ndeshjet ku më parë dukej se rezultati ishte i paracaktuar, ndërsa tani skuadra të caktuara mposhtin ekipe nga kampionatet që dikur konsideroheshin “top”.

Nëse do t’ju kërkonin një këshillë për këta lojtarë, çfarë do t’u thoshit? Broja, për shembull, ka qëndruar në një skuadër, por nuk luan ose ka pak minuta. Ka edhe futbollistë në klube të mëdha që nuk kanë hapësirë.

Për Kombëtaren është shumë e rëndësishme që një futbollist të ketë minuta. Mesazhi im ka qenë gjithmonë që ata të luajnë dhe të krijojnë vazhdimësi. Unë nuk kam mundësi të zhvilloj një fazë përgatitore për t’i rikthyer në formë. Mund vetëm të vlerësoj gjendjen e tyre dhe më pas të bëj përzgjedhjen.

Për këtë arsye, këshilla ime ka qenë që të gjejnë një ambient ose një sistem ku të kenë mundësi të luajnë më shumë.

Ekziston përshtypja se Shqipëria nuk është në formën ideale për ndeshjet e para të Nations League. Disa lojtarë nuk luajnë, të tjerë janë transferuar dhe duket se ekipi nuk është në gjendjen më të mirë. Çfarë ka ndryshuar që nga qershori?

Për këtë do të flasë fusha. Nëse këto probleme nuk do të ekzistonin, me siguri do të kishim një skuadër me më shumë siguri dhe bindje. Por kjo nuk më shqetëson. Jam i bindur se Kombëtarja ka mundësi të bëjë gjëra të rëndësishme dhe i ka të gjitha mjetet për t’i përballuar ndeshjet në mënyrën më të mirë.

Këtë bindje e kam pavarësisht vështirësive të merkatos që kanë prekur shumë lojtarë.

A keni zbuluar ndonjë lojtar të ri, ndoshta nga lista e pritjes? Si e përcaktoni përzgjedhjen: nga minutat, niveli i klubit apo ajo që kanë treguar më parë?

Janë faktorë që merren të gjithë në konsideratë. Në këto dy javë do të jem veçanërisht i fokusuar te futbollistët që nuk i kam parë personalisht në grumbullimet e fundit. Përveç emrave të zakonshëm, që i njihni dhe që kanë luajtur me Kombëtaren, po kërkoj të identifikoj edhe lojtarë të tjerë që mund të jenë të dobishëm.

Pra, mund të shohim emra të rinj?

Po përqendrohem te kjo dhe më pas do të shohim. Shpresoj të ketë emra të rinj. Nëse ndodh, nuk do të jetë merita ime, por e lojtarëve.

Në prezantimin tuaj thatë se kërkoni agresivitet nga skuadra. A e shihni te Shqipëria këtë mënyrë loje dhe personalitet?

Sipas meje, Kombëtarja shqiptare duhet të udhëhiqet nga lufta dhe karakteri, nga diçka që është më e fortë se taktika apo cilësitë individuale. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.

Sa i përket agresivitetit në lojë, duhet të dimë ta shfaqim në mënyrën e duhur. Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Izraelit e bëmë mirë, ndërsa në tjetrën disi më pak. Duhet ta përdorim këtë forcë në zonat e fushës ku mund të jemi më efektivë. Pikërisht për këtë më shërbyen ato dy miqësore: për të kuptuar disa çështje konkrete.

Agresiviteti dhe kërkimi për ta rifituar topin duhet të jenë pjesë e identitetit tonë në ndeshje.

A është e vështirë të përgatitësh sfidën e parë të Nations League në këto rrethana? Keni frikë?

Jo, frikë nuk kam. Vështirësitë ekzistojnë, por ato të motivojnë. Nuk jam mësuar të ankohem për problemet; ato duhet të na shtyjnë të punojmë edhe më shumë. Duhet ta dimë se do të hasim pengesa dhe të jemi të gatshëm t’i përballojmë.

Nëse i përdorim vështirësitë si justifikim, nuk na ndihmojnë. Ato duhet të shndërrohen në stimul, forcë dhe dëshirë më të madhe për të bërë mirë. Kur i kalon, del prej tyre më i fortë. Ky është edhe synimi ynë.

Çfarë do të donit të shihnit në ndeshjen e parë të Nations League, ndaj Bjellorusisë, përtej rezultatit? Kur do të thoshit se kjo është Shqipëria që kërkoni?

Domethënë, përveç rezultatit?

Po, përveç rezultatit.

Le të fillojmë këtë herë nga rezultati. Qesh. E kam thënë edhe në prezantimin tim: dua të shoh shqiptarët krenarë për Kombëtaren. Dua që ata të identifikohen me djemtë që veshin fanellën kuqezi dhe ta gjejnë veten te mënyra se si këta futbollistë përfaqësojnë kombin në fushë.

Do të ndihesha krenar nëse do të ndërtoja një skuadër me këto karakteristika.

Çfarë ju thanë miqtë tuaj të futbollit kur morën vesh se u emëruat trajner i Shqipërisë? Kjo është hera e parë që drejtoni një Kombëtare. A patën ndonjë kuriozitet?

Përveç gëzimit të miqve të mi dhe shqiptarëve që njihja, të cilët u lumturuan shumë për mua, ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë e kuptuan vlerën e Kombëtares shqiptare. Kur u emërova, e konsideruan një lajm shumë të bukur, jo vetëm për mua, por sidomos për Shqipërinë dhe për atë që përfaqëson kjo Kombëtare.

Si po ju duket Shqipëria në ditët e para? A keni arritur ta njihni edhe përtej futbollit?

Po. Po e përjetoj çdo ditë dhe ndihem shumë mirë. Mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme. Tani më duket sikur kam kaluar shumë kohë këtu.

Edhe në qytetet ku kam jetuar më parë jam përpjekur ta njoh jetën dhe karakterin e tyre. Këtu hapësira është më e madhe, sepse bëhet fjalë për një komb të tërë, por po përpiqem ta jetoj Shqipërinë sikur të ishte shtëpia ime. Ju më bëni të ndihem si në shtëpi, ndaj kjo është edhe meritë e juaja.

Për t’u rikthyer te futbolli, a është e vështirë të marrësh drejtimin e një skuadre që të gjithë e kanë parë në finalet e Europianit dhe në play-off të Botërorit? Pritshmëritë janë shumë të larta, edhe pse gjendja aktuale nuk është ideale.

Duhet të kemi gjithmonë të qartë se kush jemi, nga vijmë dhe çfarë rruge duhet të ndjekim për të arritur atje ku duam. Kjo nuk duhet të na çojë në mendime të gabuara. Megjithatë, është bukur të kesh pritshmëri dhe ëndrra.

Nëse objektivat dhe pritshmëritë na shërbejnë si motivim, atëherë kjo është diçka shumë pozitive. Unë duhet t’i kem gjërat të qarta dhe të mos humbas asnjëherë ekuilibrin apo drejtimin. Por nëse ajo që na rrethon na shtyn të përmirësohemi, atëherë kjo është një erë e mirë në favorin tonë.


Shtuar 30.08.2026 12:23

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş