Bekim Sejdiu, emri që po shqyrtohet për postin e presidentit të Kosovës

Bekim Sejdiu po përmendet si një nga emrat kryesorë në diskutimet politike për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Të lidhura

None found

Raportohet se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur një pajtim në parim që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të propozohet për këtë post.

Ky dakordim, sipas raportimeve, është bërë gjatë takimit të parafundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, i cili u zhvillua të mërkurën.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar se marrëveshja për kandidaturën e Sejdiut është përfundimtare.

Dy liderët u takuan përsëri të shtunën në mbrëmje, në një takim të paparalajmëruar, por nuk zbuluan detaje për çështjet e diskutuara.

“Kur të kemi rezultate nga ana jonë, do të kemi lajme për juve”, deklaroi shkurt Kurti pas përfundimit të takimit.

Bekim Sejdiu ka lindur në vitin 1974 dhe ka qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Përpara kësaj detyre, ai ka ndërtuar një përvojë edhe në fushën e diplomacisë.

Ai ka mbajtur postin e ambasadorit të Kosovës në Turqi gjatë viteve 2008-2012, ndërsa nga viti 2012 deri më 2014 ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm në Nju-Jork. Para emërimit si ambasador, Sejdiu ka qenë këshilltar politik në Kabinetin e ministrit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Që prej vitit 2002, Sejdiu është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, shkruan Telegrafi.

Studimet universitare në drejtësi i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Më pas, ai ka ndjekur studime pasuniversitare në marrëdhënie ndërkombëtare, demokraci dhe të drejta të njeriut, ndërsa doktoraturën e ka kryer në studimet ndërkombëtare dhe diplomatike.

Edhe pse emri i Sejdiut është pjesë e një dakordimi të raportuar në parim mes Kurtit dhe Abdixhikut, nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht nëse ai do të jetë kandidati përfundimtar që do të kërkojë mbështetje në Kuvend.

Për zhvillimin e procesit të zgjedhjes së presidentit në Kuvend duhet të jenë të pranishëm të paktën 80 deputetë. Në dy rundet e para kërkohen dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, që përkthehen në 80 vota.

Nëse çështja shkon në rundin e tretë, kandidati mund të zgjidhet me shumicën e të gjithë deputetëve, ose me 61 vota.


Shtuar 30.08.2026 10:44

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş