Arben Gashi: Pas 27 vitesh, Kosova kalon nga pritëse e paqeruajtësve në kontribuuese për paqen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka falënderuar NATO-n dhe Policinë e Kosovës për angazhimin e tyre, pas mbylljes së misionit të sigurisë në Urën e Ibrit.

Të lidhura

None found

Sipas Gashit, gjatë 27 viteve, një përllogaritje minimale tregon se në urë janë kryer rreth 473 mijë angazhime individuale katërorëshe nga ushtarët. Ai nënvizoi gjithashtu se Kosova është e gatshme të marrë pjesë në misione ndërkombëtare paqeruajtëse.

Gashi e përshkroi këtë zhvillim si një kalim të Kosovës “nga një vend që priti paqeruajtës, drejt një vendi që kontribuon për paqen”.

Postimi i plotë:

27 vite mbi Urën e Ibrit.

Edhe sipas një përllogaritjeje minimale, nëse në secilën anë kanë shërbyer nga 4 ushtarë dhe ndërrimi është bërë çdo 4 orë, përgjatë 27 viteve janë realizuar rreth 473 mijë angazhime individuale 4-orëshe.

Ky është vetëm një vlerësim minimal, pasi nuk përfshin periudhat e tensioneve dhe krizave, kur prania dhe angazhimi ushtarak pranë urës kanë qenë dukshëm më të larta.

Me përfundimin e këtij misioni, shpreh mirënjohje të thellë për NATO-n dhe ushtarët e saj, si edhe për Policinë e Kosovës, për përgjegjësinë dhe gatishmërinë e dëshmuar.

Njëkohësisht, Kosova është e gatshme të angazhohet në misione ndërkombëtare paqeruajtëse.

Nga një vend që priti paqeruajtës, drejt një vendi që kontribuon për paqen.


Shtuar 29.08.2026 14:24

Tags: ,
sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş