Gazetarët e AFP-së raportuan se tetë shpërthime u dëgjuan sot në Riad. Pak më herët, autoritetet u kishin dërguar banorëve mesazhe të shkurtra për një “kërcënim sulmi ajror”, mes sulmeve të përsëritura të Huthëve pro-iranianë nga Jemeni kundër Arabisë Saudite.
Mbrojtja civile saudite paralajmëroi gjithashtu për “rrezik potencial” në Kharj, në juglindje të Riadit, si dhe në qytetin jugor të Najranit. Banorët e kryeqytetit ndërkohë morën njoftime për një “kërcënim ajror armiqësor”.
Të lidhura
None found





