Thyen rregulloren me “të dyja këmbët”, PS dhe PD nisin zyrtarisht nesër fushatën elektorale

Partia Socialiste do të hapë nesër zyrtarisht fushatën elektorale.

Ata do e nisin në Sheshin Skënderbej, në orën 18:00.

Mësohet se Partia Demokratike do të nisë fushatën nga sheshi “Nënë Tereza”.

Fushata do të nisë në orën 17:00, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë Tiranën.

Kujtojmë se edhe pse ligjërisht nuk lejohet, të gjitha partitë në Shqipëri prej javësh kanë nisur rrugëtimin për zgjedhjet e 25 prillit duke thyer rregulloren me të dyja këmbët.

Ata shpeshtuan në mënyrë të ndjeshme takimet në të gjitha qytetet e vendit dhe prezantuan pjesë-pjesë programet përkatëse. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2021 13:09