U zunë për borxhe bixhozi, italiani merr armën e qëllon me breshëri drejt shqiptarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar prej dy ditësh lufton për jetën pas një sherri për borxhet.

Policia italiane bën me dije se një shqiptar (Berti Keci) është plagosur nga një shtetas italian pas një sherri për borxhet.

Gennaro Fezza, 62 vjeç, me origjinë nga Salerno, por banues prej 35 vitesh në Massa Lombarda kishte luajtur bixhoz me shqiptarin dhe kishte humbur para.

Pas një sherri ka marrë armën dhe ka qëlluar dy herë shqiptarin, i cili shkoi në spital në gjendje të rëndë, por tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

62-vjeçari u prangos menjëherë nga Policia, ndërsa ende nuk ka rrëfyer versionin e tij për plagosjen e shqiptarit, megjithatë pista kryesore mbetet ajo e borxheve.  /albeu.com/

 


Shtuar 6.08.2021 09:16