Po shijon pushimet vetëm me burrin, Adelina Tahiri i përgjigjet ndjekësve: Si rri 2 muaj pa djalin? (FOTO LAJM)

Adelina Tahiri ka zbuluar se ka nisur pushimet në Greqi. Ditën e sotme ajo ka treguar se ndodhet në Greqi së bashku me bashkëshortin, por djali i tyre, Joni, nuk i shoqëron. Adelina ka zbuluar se ka dy muaj që ndodhet në Greqi dhe ka udhëtuar në vende të ndryshme në shtetin fqinj me bashkëshortin.

Dikush nga ndjekësit e ka pyetur këngëtaren se si ja ka bërë gjithë këto kohë pa djalin dhe ajo ka treguar se në fakt Joni ndodhet në Greqi, por nuk shoqëron kudo mamin dhe babin.

“Djali është në Greqi me mua! Po, ne kemi shtëpi këtu dhe vendosemi për 3 muaj! Ndërkohë lëvizim në destinacione të ndryshme me burrin”, ka shpjeguar Tahiri për ndjekësit.

Ajo ka treguar se Joni nuk mund të lëvizë, sepse ai është fëmijë i vogël dhe i shkatërrohet qetësia.
“Joni ka rregullin e vet! Dhe mendoj që kur bëj pushime të shkurtra si psh ky tani 4-5 ditë nuk i bëj mirë! Sepse është akoma bebe dhe i shkatërroj qetësinë!”, shkruan Tahiri.

Megjithatë ajo ka treguar se e ndjen shumë mungesën e Jonit, të cilit i është dedikuar plotësisht gjatë rritjes.

Kujtojmë se më herët, këngëtarja ka shprehur dëshirën për të pasur një familje të madhe me shumë fëmijë.


Shtuar 6.08.2021 09:15