Protesta e qytetarëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative vijoi edhe në ditën e 28-të. Gjatë tubimit, banorët kërkuan pjesëmarrje dhe mobilizim më të gjerë për mbrojtjen e asaj që e konsiderojnë si “kauzë identiteti”.
Banorët deklaruan se nuk do të pranojnë propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e Bashkisë së Divjakës dhe bashkimin e saj me Bashkinë e Lushnjës. Ata argumentuan se zona e ka ndërtuar prej vitesh identitetin e saj, ndërsa treguesit ekonomikë janë dukshëm më të lartë krahasuar me disa bashki të tjera që nuk parashikohet të hiqen nga harta administrative.
Të lidhura
None found
Tubimi përfundoi, si në netët e mëparshme, me një marshim përgjatë akseve kryesore të qytetit. Protestuesit përsëritën thirrjet “Divjaka bashki!”, “Këtu vendosim ne!” dhe “Arrestoni Ramën!”, duke bërë të qartë se do ta vijojnë qëndresën dhe nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
