Miralem Pjanic do të rikthehet përfundimisht te Juventusi gjatë kësaj vere.
Aventura e mesfushorit boshnjak te Barcelona ka zgjatur vetëm një vit dhe mund të quhet një sezon i dështuar i tij në Camp Nou.
Mesfushori boshnjak nuk shënoi asnjë gol, e nuk asistoi në asnjë tjetër gjatë vitit të parë te gjiganti katalunas.
Ai nuk bën pjesë më në planet e trajnerit Ronald Koeman dhe pritet largimi i tij.
Mundo Deportivo ka shkruar se negociatat mes dy klubeve janë drejt përfundimit dhe Pjanic do t’i bashkohet Juventusit.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka këmbëngulur për rikthimin e boshnjakut në Torino.
Largimi i Pjanic pritet të ndodh si huazim për dy vite, me të drejtë blerje nga Zonja e Vjetër.
Gjithashtu gjiganti italian do të marrë përsipër pagën e futbollistit gjatë huazimit të tij.