Zbardhen emrat e çiftit shqiptar nga Gramshi në Greqi, burri dyshohet se vrau gruan dhe tentoi vetëvrasjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Greqi, ku një shtetas shqiptar dyshohet se sulmoi me thikë bashkëshorten dhe më pas tentoi t’i merrte jetën vetes.

Bëhet fjalë për Bujar Meco, 53 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, Esma Meco, 44 vjeçe, të dy me origjinë nga Gramshi. Çifti kishte tre fëmijë.

Të lidhura

None found

Ngjarja u shënua në zonën e Rodopit dhe po hetohet ende nga autoritetet greke. Esma Meco u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por plagët e marra rezultuan fatale. Pas sulmit, 53-vjeçari tentoi vetëvrasjen dhe gjithashtu përfundoi në spital, ku vijon të marrë trajtim dhe ndodhet nën mbikëqyrje.

Raportimet e mediave greke nuk janë të njëjta sa i përket mënyrës së tentativës për vetëvrasje. Disa prej tyre bëjnë me dije se ai është vetëplagosur me thikë, ndërsa të tjera raportojnë se ka konsumuar naftë.

Sipas informacioneve të para, autoritetet greke janë lajmëruar nga një prej fëmijëve të çiftit. Në vëmendje të hetuesve janë edhe problemet që dyshohet se bashkëshortët kishin pasur më herët.

Në fillim të vitit 2022, në Heraklion të Kretës, Esma Meco kishte denoncuar bashkëshortin për kërcënim. Në atë periudhë, Bujar Meco ishte arrestuar nga policia në lidhje me një rast dhune në familje.

Hetimi vijon për të sqaruar plotësisht se si ndodhi krimi, cilat ishin motivet dhe rrethanat që e paraprinë atë.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisperabetMarsbahissetrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomartemisbetmillibahismillibahisHoliganbetholiganbetjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişsetrabetJojobetjojobetmarsbahis