Eksperti i Prokurorisë: Gjendja e objektit në vitin 2012 nuk lidhet me pasojat e zjarrit të vitit 2025

Në seancën e sotme për rastin “Puls”, ekspertët e ndërtimtarisë iu përgjigjën pyetjeve të palës mbrojtëse. Diskutimi u përqendrua te materialet e përdorura në objekt, përfshirë sfungjerin poliuretanik për izolim akustik, si dhe te rikonstruksionet e ndërhyrjet e kryera në strukturën e tij.

Të lidhura

None found

Pyetjeve të avokatit iu përgjigj profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski, i angazhuar si ekspert nga Prokuroria Publike.

Gjatë dëshmisë, avokati e pyeti Markovskin nëse ishte dakord se gjendja e objektit në kohën kur ishte dhënë me qira, në dhjetor të vitit 2012, nuk kishte shkaktuar pasojat e zjarrit.

“Po, për pasoja të tilla, pajtohem!”, deklaroi Markovski.

Kjo përgjigje u dha gjatë shqyrtimit të ekspertizës që trajton shkaqet dhe pasojat e zjarrit.

Sipas të dhënave të paraqitura në seancën e kaluar, ekspertiza kishte evidentuar një sërë mangësish në lidhje me objektin dhe me veprimet e institucioneve përgjegjëse. Ndër to përfshiheshin mungesa e dokumentacionit të nevojshëm teknik, mosangazhimi i kryerësit profesional dhe i mbikëqyrjes, mungesa e kontrollit të cilësisë, si dhe mosmarrja e të gjitha masave të parashikuara për mbrojtjen nga zjarri.

Po ashtu, nuk ishte zhvilluar mbikëqyrje inspektuese nga inspektori i autorizuar i ndërtimtarisë dhe as nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk kishte verifikuar nëse ishin përmbushur kushtet minimale teknike, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme kishte dhënë pëlqim, pavarësisht mangësive në zgjidhjen e komunikacionit.

Ekspertiza dhe pyetjet e mbrojtjes vijojnë. Shqyrtimi po fokusohet te shkaqet e zjarrit dhe te lidhja shkakësore ndërmjet gjendjes së objektit, ndërhyrjeve të mëvonshme dhe pasojave të zjarrit.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismillibahisMarsbahisultrabetcasibomjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetjojobetperabetperabetjojobetjojobetholiganbetmatbetcasibommarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabet