Sofascore ka publikuar ekipin ideal të javës së parë të sezonit të ri në Serie A, të përpiluar në bazë të notave të futbollistëve. Mes 11 lojtarëve të përzgjedhur gjendet edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
Të lidhura
None found
Mbrojtësi i Napolit ka siguruar një vend në qendër të prapavijës, pasi paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.2.
Portieri i Lecces, Wladimiro Falcone, është lojtari më i vlerësuar i këtij formacioni. Ai ka marrë notën 9.9 falë një performance të shkëlqyer.
Rrahmani formon vijën mbrojtëse me Hassane Kamara, Gleison Bremer dhe Yann Bisseck.
Në mesfushë, Sofascore ka zgjedhur Davide Frattesi të Lazios, Gianluca Busio të Venezias dhe Bryan Cristante të Romës.
Sulmi përbëhet nga Giacomo Raspadori i Atalantas, si edhe nga Paulo Dybala dhe Donyell Malen i Romës. Malen është vlerësuar me notën maksimale 10.0, pas het-trikut të realizuar.
