Drenica mbetet pa trajner, Jeton Mehmeti largohet nga detyra

Jeton Mehmeti nuk do të jetë më trajner i KF Drenica, pasi ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku sqaroi se rrethanat e krijuara së fundmi e kanë bërë të pamundur vijimin e bashkëpunimit.

Të lidhura

None found

Mehmeti e përshkroi periudhën në krye të Drenicës si një etapë me probleme, sfida, por edhe momente pozitive. Ai falënderoi kryetarin Halim Bajraktari për besimin, lojtarët, mirëmbajtësit dhe ekonomët e klubit, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur.

Trajneri në largim u shpreh mirënjohës edhe ndaj personave që, sipas tij, e kanë paragjykuar padrejtësisht, ndërsa theksoi se ka punuar me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm.

Ai vlerësoi rezultatet e arritura, duke theksuar se Drenica ndodhet mbi pritshmëritë dhe se askush nuk i besonte një ecurie të tillë. Mehmeti deklaroi se largohet krenar për punën e bërë, me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër.

Pas 11 xhirove të zhvilluara, Drenica renditet në vendin e shtatë me 11 pikë.


Shtuar më 25.10.2026 15:30