Edi Rama iu përgjigj komenteve të publikuara në rrjetet sociale, ku devijimi i hundës së tij është lidhur në mënyrë satirike me përdorimin e lëndëve narkotike.
Në një video të publikuar pas mbledhjes së zhvilluar në Pogradec, kryeministri tha se asimetria në hundë është pasojë e një sulmi të ndodhur vite më parë dhe se ajo shenjë do t’i mbetet në trup gjatë gjithë jetës.
Të lidhura
None found
Rama u shpreh se komentet për hundën e tij, të shoqëruara me aludime për mallin, drogën apo shtrembërimin, janë nxitur edhe nga algoritmet që përcjellin në hapësirën dixhitale atë që ai e cilësoi si “qenërinë politike” të Shqipërisë. Ai sqaroi se deformimi është gjurma e një tentative për ta fshirë nga vendi ku ka lindur, është rritur dhe jeton, duke theksuar se nuk lidhet me asnjë arsye tjetër.
Kryeministri shtoi se, edhe kur nuk kishte asgjë në dorë, dëshironte një vend ku njerëzit të qëndronin drejt dhe të mos ulnin kokën kur pyeteshin për prejardhjen e tyre. Sipas tij, kjo është arsyeja për të cilën ka luftuar për këtë vend, ndërsa sot i vjen keq për gjendjen ku ka përfunduar dhe për mallin e keq që e ka përfshirë, duke nënvizuar se shumica e të rinjve nuk e kanë përjetuar atë histori.
Rama la të kuptohej se një ditë mund të rrëfejë një histori personale, atë të gjërave që nuk arriti t’i ndryshonte apo për të cilat nuk mundi të bënte asgjë tjetër.
