Një kontroll i zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fushë-Krujë ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një aparati celular, që dyshohet se është në pronësi të të dënuarit Ramazan Rraja.
Pajisja i është vënë në dispozicion SPAK-ut, i cili pritet ta dërgojë për ekzaminim në laboratorin e ekspertizës dixhitale. Hetimi teknik synon të nxjerrë të dhëna mbi komunikimet dhe informacionet e ruajtura në celular.
Të lidhura
None found
Kontrollet në ambientet e burgut nuk kanë përfunduar, pasi ekziston dyshimi se aty mund të jenë fshehur edhe telefona të tjerë.
