Shiroka ka qetësuar tifozët për gjendjen shëndetësore të kapitenit Erjon Vucaj, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës pas dëmtimit në derbin ndaj Vllaznisë B. Sipas njoftimit të klubit, futbollisti është në gjendje të mirë.
Përballja e javës së 5-të të Kategorisë së Dytë mes Vllaznisë B dhe Shirokës përfundoi me rezultatin 4 – 2. Në minutën e 30-të, një përplasje e fortë me mbrojtësin kundërshtar e detyroi Vucajn të linte menjëherë fushën dhe të transportohej për ndihmë mjekësore.
Të lidhura
None found
Në reagimin e saj, Shiroka sqaroi se dëmtimi i kapitenit erdhi gjatë një dyluftimi, pas ndërhyrjes së mbrojtësit të Vllaznisë, dhe se ai u dërgua në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm.
Klubi i përcolli Erjon Vucajt urimet për shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë, duke shprehur dëshirën që kapiteni të rikthehet sa më parë në fushën e blertë, aty ku e ka vendin.





