Një zjarr i përmasave të mëdha, i cili ka shpërthyer në territorin e Serbisë, po përparon në drejtim të kufirit me Maqedoninë e Veriut. Vatra e zjarrit po zhvendoset nga zona e fshatit serb Tërnava drejt fshatit Strazha në Komunën e Likovës, mbi pikën kufitare të Tabanocit.
Të lidhura
None found
Re të dendura tymi kanë përfshirë tashmë thuajse gjithë Komunën e Likovës, si edhe disa pjesë të Komunës së Haraçinës, ndërsa era e tymit është ndier edhe në Kumanovë. Banorët kërkojnë ndërhyrje për vënien nën kontroll të flakëve para se ato të mbërrijnë në territorin maqedonas, pasi bëhet fjalë për një zjarr me intensitet të lartë.
