Nesër nis procesi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi

Pas gjashtë muajsh nën masën e arrestit shtëpiak, Artan Grubi do të paraqitet nesër para gjykatës si i akuzuar për keqpërdorimin e rreth 8.2 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore. Në të njëjtën çështje, i akuzuari i parë është ish-drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami, i cili vazhdon të jetë në arrati. Përgjegjësi penale i atribuohet gjithashtu ish-sekretarit të Qeverisë, Metodija Dimovski, si dhe kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Lotarisë. Seancat do t’i drejtojë gjyqtarja Biljana Shuplinovska – Jovevski.

Të lidhura

None found

Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë mundësuar furnizimin e Lotarisë Shtetërore me aparate VLT, ndonëse këto pajisje nuk ishin të domosdoshme dhe nuk u përdorën asnjëherë.

Grubi dhe 7 persona të tjerë fillimisht janë hetuar për veprën penale “Mashtrim në shërbim”, për të cilën ligji parashikon burgim nga 4 deri në 20 vjet. Megjithatë, në aktakuzë Prokuroria ka përfshirë veprën “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, e cila parashikon një dënim më të lehtë, deri në 5 vjet burg. Sipas organit të akuzës, gjatë hetimit janë siguruar prova për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe jo për “Mashtrim në shërbim”.

Ngjarjet, sipas Prokurorisë, kanë nisur më 9 maj të vitit 2023. Atë ditë, Përparim Bajrami, në cilësinë e drejtorit të Lotarisë Shtetërore dhe të dyshuarit të parë, i ka dërguar Qeverisë një informacion mbi nevojën për ndërmarrjen e hapave që do të mundësonin organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Nëpërmjet këtij dokumenti ai ka propozuar nisjen e procedurës për blerjen e terminaleve VLT.

Prokuroria vlerëson se, duke pasur parasysh vlerën e furnizimit, ligji kërkonte që vendimi të miratohej nga Bordi Drejtues dhe Mbikëqyrës i “Lotarisë Shtetërore”, dhe jo nga Asambleja e Aksionarëve. Për më tepër, sipas akuzës, Bajrami e dinte se kjo blerje ishte e pakuptimtë dhe e panevojshme, pasi Shoqëria aksionare “Lotaria Shtetërore”, në bazë të Ligjit për Lojërat e Fatit, nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike fati në territorin e shtetit. Kjo e drejtë që prej vitit 2013 i ishte dhënë Videolotarisë Shtetërore “Kazinos Austria”.

Më 6 qershor 2023, sekretari i Qeverisë, Metodija Dimovski, në kundërshtim me Rregulloren për punë, e ka paraqitur informacionin si shtesë të rendit të ditës së mbledhjes së Qeverisë. Sipas Prokurorisë, ai duhej ta kthente dokumentin ose ta përcillte te organi kompetent.

Po më 6 qershor 2023, Artan Grubi, i cilësuar si i dyshuari i dytë, ka drejtuar seancën e Qeverisë në cilësinë e Asamblesë së Shoqërisë Aksionare. Prokuroria pretendon se Grubi e dinte që kërkesa për furnizimin me terminale VLT ishte e paligjshme dhe se Asambleja Aksionare nuk kishte kompetencë për të vendosur lidhur me këtë furnizim.

Gjatë seancës u miratua informacioni dhe “Lotaria Shtetërore” u ngarkua të ndërmerrte hapat për nisjen e organizimit të pavarur të lojërave elektronike të fatit, si dhe të siguronte aparatet VLT.

Katër të dyshuarit e tjerë janë kryetari dhe anëtarët e komisionit përgjegjës për dy thirrje të veçanta publike. Ata dyshohen se, duke përdorur kompetencat dhe detyrat zyrtare, kanë zhvilluar procedurën për transferimin e të drejtës së organizimit të lojërave të fatit online, megjithëse e dinin se në këtë rast ajo procedurë nuk lejohej dhe se nuk ishin përmbushur kushtet e përcaktuara me ligj.


Shtuar 23.08.2026 17:17

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisligobetcasibomcasibom girişjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişHoliganbetHoliganbet Girişmarsbahis