Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, ka ngushëlluar familjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu. Ai ndërroi jetë pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra në një aksident komunikacioni gjatë kryerjes së detyrës.
Të lidhura
None found
Në një reagim në Facebook, Haxhiu deklaroi se lajmi për ndarjen nga jeta të Kryeziut e kishte pikëlluar thellë. Ajo çmoi kontributin e tij në Policinë e Kosovës, duke nënvizuar se ai e kishte zgjedhur këtë detyrë për t’u shërbyer qytetarëve.
“Më pikëlloi thellë lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi u godit nga një automjet gjatë kryerjes së detyrës.
Sot, familja e tij humbi njeriun e dashur, ndërkaq Policia e Kosovës një koleg dhe pjesëtar të saj që detyrën e kishte zgjedhur si shërbim ndaj të tjerëve”, ka shkruar Haxhiu.
