Një pushues 70-vjeçar nga Lushnja është nxjerrë në kohë nga rreziku i mbytjes në plazhin e Semanit, pas ndërhyrjes së rojeve bregdetare.
I moshuari kishte shkuar në plazh me familjarët e tij, ndërsa dy vëzhgues e vunë re teksa zhytej dhe dilte vazhdimisht në ujë.
Të lidhura
None found
Rojet bregdetare reaguan menjëherë dhe zbatuan procedurat e ndihmës së shpejtë. Ndërhyrja e tyre bëri të mundur stabilizimin e frymëmarrjes së 70-vjeçarit.
Pas pak minutash, ai u dërgua me autoambulancë në Spitalin e Fierit, ku iu dha kujdesi i nevojshëm mjekësor.
Pas trajtimit, gjendja e tij u stabilizua dhe 70-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
