OBRM-PDUKM: Maqedonia ngjitet në vendin e 30-të në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike

Gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, Maqedonia ka shënuar përparim të dukshëm në fushën e sigurisë kibernetike, duke përmirësuar ndjeshëm renditjen e saj ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Sipas partisë në pushtet, vendi ka kaluar nga pozita e 59-të në atë të 30-të në botë në Indeksin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, me gjithsej 84,17 pikë.

OBRM-PDUKM e lidh këtë rezultat me masat dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria për mbrojtjen e sistemeve dhe infrastrukturës digjitale. Në kuadër të këtyre hapave, është miratuar Ligji i ri për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative, si dhe Strategjia për siguri kibernetike 2025–2028, e shoqëruar me Planin e Veprimit.

Gjithashtu, sipas partisë, janë përforcuar mekanizmat që mundësojnë koordinim dhe reagim më efikas ndaj incidenteve kibernetike. “Me këto masa krijohet një infrastrukturë digjitale më e sigurt, mbrojtje më e mirë e të dhënave të qytetarëve dhe rezistencë më e madhe e sistemeve shtetërore”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Partia e konsideron avancimin në indeks si një tregues konkret të reformave të realizuara dhe si një hap në drejtim të krijimit të një shteti digjital më modern e më të mbrojtur.

“Rezultati është dëshmi e përparimit në sigurinë kibernetike dhe e përpjekjeve për krijimin e një shteti digjital më të qëndrueshëm, në interes të të gjithë qytetarëve”, theksojnë nga OBRM-PDUKM.


Shtuar 22.08.2026 14:12

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetmarsbahis girişroketbet girişromabet giriş