Ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë filluar kërkimin e një personi të zhdukur, i cili sipas indiceve është parë pranë lumit Vardar në zonën e Gostivarit.
Ky aksion u vu në lëvizje pas një kërkese zyrtare nga Stacioni Policor i Gostivarit, ndërsa kërkimet po shtrihen përgjatë rrjedhës së lumit, nga pikat kritike në qytet e deri në zonat e rrjedhës së poshtme.
Të lidhura
None found
Në terren janë angazhuar anëtarët e ekipit të reagimit të shpejtë për shpëtim në ujë, të cilët po mbështeten logjistikisht nga njësia rajonale e Drejtorisë në Gostivar. Në aksion ndodhet edhe zëvendësdrejtori i institucionit, Kashmir Saliu, ndërsa ekipet po bashkërendojnë punën me policinë dhe shërbimet lokale.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëhet e ditur se kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të operacionit.
Në njoftim theksohet se ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të qëndrojnë të angazhuara deri në mbylljen e gjithë operacionit, pavarësisht kushteve ekzistuese në terren dhe veçorive të shtratit të lumit. Sipas të njëjtit burim, kërkimi po zhvillohet me intensitet përgjatë rrjedhës së lumit Vardar, duke nisur nga pikat kritike në qytet e deri te zonat më poshtë rrjedhës, në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët policorë të SPB-së Gostivar dhe shërbimet lokale.
Drejtoria u bën thirrje qytetarëve të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth që, nëse kanë informacione për personin e zhdukur ose vërejnë diçka përgjatë shtratit të lumit, të njoftojnë menjëherë policinë ose shërbimet kompetente përmes numrit emergjent 112.







