Kurti: 37 milionë euro për banim social në 21 komuna të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri të ditur sot se është prezantuar projekti për banim social adekuat në Kosovë, i cili mbështetet me një fond prej 37 milionë eurosh dhe synon përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve në nevojë.

Të lidhura

None found

Gjatë konferencës së përbashkët me ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi, si dhe ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, zotërinë Andin Hoti, Kurti e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm për dinjitetin, barazinë dhe sigurinë sociale të familjeve.

Ai nënvizoi se strehimi duhet të jetë pjesë e politikave sociale shtetërore, duke deklaruar: “Një familje e cila nuk mund të ndihet e sigurt, atëherë duhet patjetër të bëhemi si shtet strehë për të. Një familje që nuk mund të ketë mundësi të barabarta, atëherë duhet që ne të sigurojmë patjetër kushte të përshtatshme banimi”.

Sipas kryeministrit në detyrë, gjatë mandatit qeveria ka zbatuar masa të ndryshme në ndihmë të familjeve, me vëmendje të veçantë ndaj atyre me fëmijë dhe familjeve që kanë vështirësi ekonomike.

“Mbështetja për një familje nuk është vetëm një pagesë mujore, mbështetja është edhe mundësia që ajo familje të ketë strehim të përshtatshëm, të sigurt e dinjitoz”, u shpreh Kurti.

Projekti, siç tha ai, është ndërtuar përmes bashkëpunimit mes institucioneve qendrore, komunave dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Financimi përfshin 25 milionë euro të siguruara nga një marrëveshje kredie me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe 12 milionë euro të ndara nga buxheti i Kosovës.

“Pra kemi siguruar një fond të përgjithshëm prej 37 milionë euro. Ky është gjithsesi një investim i madh”, deklaroi Kurti.

Në kuadër të projektit janë përfshirë 21 komuna, ndërsa nga ndërhyrjet e planifikuara pritet të përfitojnë qindra familje.

“Sot kemi ardhur në një pikë ku ky angazhim po kalon nga planifikimi dhe përgatitja në fazën konkrete të zbatimit”, tha kryeministri në detyrë.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se komunat do të kenë përgjegjësi të rëndësishme në realizimin e projektit, përfshirë zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe përcaktimin e familjeve përfituese.


Shtuar 22.08.2026 11:10

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetmarsbahis girişroketbet girişromabet giriş