Flakët përfshijnë disa hektarë pyje në Malin e Polisit, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në terren

Masivi pyjor i Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis të bashkisë Librazhd, është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha.

Banorët raportojnë se situata është alarmante, pasi flakët janë përhapur në disa hektarë pyje. Temperaturat e larta dhe thatësira po krijojnë kushte që favorizojnë avancimin e shpejtë të zjarrit.

Të lidhura

None found

Vështirësitë për shuarjen e tij shtohen edhe nga mbetjet e thata të krijuara pas ndërhyrjeve në këtë zonë pyjore, e cila vitet e fundit është shfrytëzuar me leje nga kompani private.

Forcat zjarrfikëse dhe shërbimi pyjor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e vatrave, me qëllim ndalimin e përhapjes së flakëve.

Ndërhyrja po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thepisur dhe malor. Lëvizja e mjeteve zjarrfikëse është e kufizuar, ndërsa arritja në disa vatra paraqet pengesa.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht.

Situata po mbahet nën monitorim, ndërsa përparësi mbetet izolimi i vatrave dhe frenimi i flakëve për të mos prekur zona të tjera të masivit pyjor. Autoritetet pritet të përcaktojnë sipërfaqen e saktë të përfshirë nga zjarri.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet