‘Territorialja’/ 15 këshilltarët paralajmërojnë dorëheqjen, kryebashkiaku i Poliçanit: Do të jetë turp për Parlamentin nëse voton pro shkrirjes

Këshilli Bashkiak i Poliçanit ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente. Mbledhja, e drejtuar nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Mimoza Lulaj, u zhvillua me qëllim kundërshtimin e propozimit për ndryshimin e ndarjes administrative territoriale. Gjatë mbledhjes, 15 këshilltarët kanë votuar kundër projektligjit që parashikon shkrirjen e Bashkisë Poliçan dhe bashkimin e saj me Beratin.

I pranishme në mbledhje ishte edhe kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili tha se arsyet e paraqitura nga PS për shkrirjen e bashkisë nuk qëndrojnë. Ai theksoi se nëse Parlamenti voton pro shkrirjes së kësaj bashkie do të jetë një turp.

Të lidhura

None found

Sipas tij, banorët e Poliçanit janë shprehur kundër bashkimit me Beratin. Zotkaj renditi ndër argumentet e tij edhe aktivitetin ekonomik të bashkisë, duke theksuar se në Poliçan operojnë aktualisht 318 biznese, ndërsa zona ka potencial për turizëm malor dhe industrial. Kryebashkikau theksoi ndër të tjera se ndryshimi i statusit të një bashkie duhet të bëhet me pëlqimin e komunitetit.

Gjatë mbledhjes, këshilltarët u njohën edhe me raportin e komisionit të ngritur për zhvillimin e dëgjesave publike me qytetarët. Sipas raportit, banorët kanë shprehur kundërshtimin dhe indinjatën e tyre ndaj propozimit për shkrirjen e bashkisë, duke e cilësuar atë si të padrejtë.

Në fund të diskutimeve, 15 këshilltarët bashkiakë kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen nëse Parlamenti miraton shkrirjen e Bashkisë Poliçan. Më pas, projektligji për Ndarjen Administrative Territoriale, që parashikon bashkimin e Poliçanit me Beratin, u hodh në votim, ku u rrëzua me 15 vota kundër.


matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet