NATO: Rihapja e urës mbi Ibër duhet të marrë parasysh të gjitha komunitetet

NATO ka deklaruar se çdo vendim lidhur me hapjen e mundshme të urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve duhet të marrë në konsideratë nevojat e të gjitha komuniteteve lokale.

Të lidhura

None found

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se KFOR-i po vazhdon të ofrojë mbështetjen e nevojshme të sigurisë, në mënyrë që përpjekjet diplomatike të Bashkimit Evropian të mund të ecin përpara.

Sipas tij, misioni i NATO-s në Kosovë ka nisur ta zhvendosë gradualisht praninë e përhershme nga ura mbi Ibër, në përputhje me përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë.

Zyrtari e përshkroi këtë si pjesë të optimizimit të pozicionimit të KFOR-it, proces që po zhvillohet me transparencë të plotë. Ai shtoi se, në varësi të zhvillimeve të sigurisë, ky proces mund të zhbëhet.

Ai theksoi se komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është në komunikim me të gjithë homologët në Kosovë, organizatat ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura të Serbisë.

Në këtë kuadër, zyrtari përmendi edhe takimin e Ulutashit me përfaqësuesit e Listës Serbe më 11 gusht, gjatë të cilit u diskutua për praninë e misionit mbi lumin Ibër.

KFOR-i, sipas tij, do të vazhdojë të zbatojë mandatin që i është dhënë përmes Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do të kujdeset për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet.

“KFOR-i do të ketë prani të dukshme në Mitrovicë të Veriut dhe të Jugut si dhe në veriun e Kosovës dhe vazhdon të kontribuojë që të ketë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet”, tha zyrtari i NATO-s.

Ai shtoi se KFOR-i do të vazhdojë ta mbështesë sigurinë, në mënyrë që dialogu dhe përpjekjet diplomatike të BE-së të avancojnë.

Reagimi i NATO-s erdhi pasi media kërkoi një qëndrim për letrën që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kishte dërguar shefit të aleancës, Mark Rutte, me kërkesën që të ndalej zvogëlimi i pranisë së KFOR-it në urë.

Zyrtari i NATO-s tha se Rutte “është në kontakt të rregullt me presidentin Vuçiq”.

Ditë më parë, lidhur me tërheqjen graduale të trupave të KFOR-it nga ura kryesore mbi Ibër, kishte reaguar edhe ministri në detyrë për Punë të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili e kishte cilësuar këtë zhvillim si lajm të mirë.

Sveçla kishte thënë se, përveç largimit gradual të trupave të KFOR-it, do të zvogëlohej edhe prania e Policisë së Kosovës mbi urë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një proces afatshkurtër që do t’u japë të gjithëve garanci se “hapja e urës do të jetë një e mirë për të gjithë, pa pasur ndikim negativ ndaj askujt”.

“Do të vijë momenti kur hapat e ardhshëm edhe do të bëhen publik, edhe do të shihen ashtu siç po shihen sot. Dhe një gjë e cila ka qenë brengë, por edhe simbol i ndarjes për 27 vjet do të jetë një kujtim”, ka thënë Sveçla për transmetuesin publik të Kosovës më 10 gusht.

Aktualisht, ura kryesore mbi Ibër mund të përdoret vetëm nga këmbësorët. Në korrik të vitit 2024, Qeveria e Kosovës paralajmëroi se ura do të hapej edhe për automjetet, por kjo nismë shkaktoi tensione dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Ndërkohë, ekzekutivi kosovar ka ndërtuar pranë saj edhe dy ura të tjera, një për këmbësorë dhe një për automjete. Synimi i tyre është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut.

Më herët gjatë ditës, Vuçiq njoftoi se i kishte dërguar një letër sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke i kërkuar të ndalte reduktimin e pranisë në urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë të Veriut.

“Sapo i dërgova një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe kërkova që KFOR-i, në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, të ndalë terrorin ndaj serbëve, përndjekjen dhe arrestimet e tyre, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”, shkroi Vuçiq në Instagram më 20 gusht.

“Besoj se vlerësimi i tij do të jetë se paqja dhe stabiliteti rajonal janë të një rëndësie të madhe”, shtoi presidenti serb.

Gjatë mbrëmjes së 20 gushtit, Vuçiq tha se priste që Rutte t’i përgjigjej letrës së tij “në një mënyrë apo në një tjetër” gjatë ditëve në vijim.

Ai paralajmëroi se autoritetet në Serbi do ta vazhdonin “luftën politike me të gjitha mjetet e mundshme”, duke mos e përjashtuar as thirrjen e një seance të posaçme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq tha gjithashtu se Millan Mojsilloviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, kishte zhvilluar një bisedë “shumë të vështirë” dhe “të keqe” me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Sipas Vuçiqit, largimi i KFOR-it nga ura në këtë moment do të “krijonte kushte për një përballje përfundimtare me popullsinë serbe” në veri të Kosovës.

Mitrovica u nda pas luftës së vitit 1999 në pjesën veriore, ku shumicën e përbëjnë serbët, dhe në pjesën jugore, me shumicë shqiptare. Aktualisht, këto dy pjesë funksionojnë si dy komuna të ndara.

Që nga përfundimi i luftës, ura mbi Ibër është mbikëqyrur nga KFOR-i dhe ndër vite ka shërbyer si një nga pikat kryesore të përplasjeve ndëretnike.

Ura kryesore mbi lumin Ibër konsiderohet ende një prej pikave më të ndjeshme të sigurisë në veri të Kosovës.


Shtuar 20.08.2026 23:02

matbetsultanbeyli escortiptvCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahismarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet