Tiranë – Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën këtë të enjte për protestën e 82-të të zhvilluar në kryeqytet.
Tubimi nisi në sheshin “Skënderbej”, nga ku pjesëmarrësit marshuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Të lidhura
None found
Pas përfundimit të marshimit përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan të bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndër kërkesat e tyre renditen gjithashtu rrëzimi i klasës politike dhe formimi i një qeverie teknike.
