Ronaldinho ka mbërritur në Ravenna, ku pritet të nisë një kapitull të pazakontë të karrierës së tij në futbollin italian.
Të lidhura
None found
Ish-legjenda braziliane zbriti në aeroportin e Forlìt dhe më pas u nis drejt qytetit të Romagnës. Transferimi i tij konsiderohet ndër lëvizjet më të papritura të klubit në vitet e fundit.
Sipas Corriere dello Sport, Ronaldinho është bindur nga miqësia dhe pasioni. Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Ignazio Cipriani, organizata e të cilit ka pjesë të drejtuesve edhe ish-drejtorin sportiv të Milanit, Ariedo Braida.
Cipriani ka negociuar personalisht marrëveshjen dhe shpreson që “Dinho” të rikthehet të paktën edhe një herë në fushë, në moshën 46-vjeçare. Sipas tij, braziliani “u dashurua me projektin”, i cili synon ta afrojë të gjithë qytetin me ekipin.
Vetë Ronaldinho nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë eksperiencë të re.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu, me miqtë e mi. Shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë për ekipin. Kam ardhur këtu për të ndihmuar, për t’i emocionuar lojtarët e tjerë, për të pasur një sezon spektakolar dhe për të fituar”.
Kur u pyet për kohën e kaluar te Milani, braziliani përmendi një kujtim që e veçon mbi të tjerët.
“Koha ime në Itali? Kam pasur shumë momente të mira, por goli në derbi është një prej kujtimeve që më jep më shumë kënaqësi”, përfundoi Ronaldinho.
