Shkodër, Pjerin Bitani vetëdorëzohet në polici pas plagosjes së Vladimir Bruçit

Pjerin Bitani, i dyshuar për plagosjen e Vladimir Bruçit, është paraqitur në Policinë e Shkodrës pas negociatave me efektivët.

Ngjarja u shënua sot rreth orës 14:30, ndërsa Bruçi mbeti i plagosur. Sipas burimeve, dy personat njiheshin prej vitesh dhe kishin marrëdhënie miqësore.

Të lidhura

None found

Përpara incidentit, mes tyre ka pasur një debat që dyshohet se lidhej me kamerat e sigurisë.

Bitani ka një lokal, ndërsa Vladimir Bruçi i kishte kërkuar që t’i hiqte kamerat, pasi banon aty pranë dhe kalon çdo ditë në atë zonë. Kërkesa nuk është pranuar nga Bitani dhe konflikti, pavarësisht marrëdhënies së mëparshme miqësore, ka përfunduar me plagosjen e Bruçit.

Situata është përshkallëzuar më tej, duke sjellë përdorimin e armës së zjarrit.

Vladimir Bruçi u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin mjekësor. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas vetëdorëzimit të të dyshuarit, policia ka vijuar procedurat dhe hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar motivin e saktë të konfliktit.


Shtuar 20.08.2026 20:33

casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet