Urdhërohet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të Gojanit të Madh për shkak të zjarrit

Banorët e fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, duhet të largohen menjëherë nga zona pas përhapjes së një zjarri masiv në territorin e fshatit. Përballë rrezikut të drejtpërdrejtë ndaj jetës dhe pronës, Bashkia Pukë ka nxjerrë urdhrin për evakuimin e tyre.

Masa është marrë në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen civile dhe planet e emergjencave civile. Zbatimi i saj do të bëhet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut Shkodër, strukturat vendore të emergjencave civile, Policinë e Shtetit dhe shërbimin zjarrfikës.

Të lidhura

None found

Gjatë largimit nga zona e rrezikuar, përparësi do të kenë fëmijët, foshnjat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata me aftësi të kufizuara. Në listën e prioriteteve përfshihen gjithashtu familjet që jetojnë në zona të izoluara ose që rrezikohen më shumë nga përhapja e flakëve.

Për strehimin e përkohshëm të personave të evakuuar është përcaktuar Konvikti “Ali Bytyçi” në Pukë. Sipas Bashkisë, aty janë organizuar kushtet për akomodim, ushqim dhe ofrim të shërbimit mjekësor.

Transporti i banorëve do të realizohet me mjetet logjistike të Bashkisë Pukë, MZSH-së dhe Policisë së Shtetit. Në rast se do të nevojitet ndihmë e mëtejshme, parashikohet edhe angazhimi i Forcave të Armatosura.

Në qendrën ku do të sistemohen të evakuuarit do të bëhet regjistrimi i tyre dhe do të sigurohen nevojat bazë, si ushqimi, veshmbathja, higjiena dhe ndihma e parë mjekësore. Banorët do të marrin në mënyrë periodike informacion mbi zhvillimin e situatës së zjarrit, si edhe mbi masat për rikthimin e tyre të sigurt në banesa.

“Ky urdhër ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Pukë, të firmosur nga kryetari Rrok Dodaj.


casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet