Natalie Harp mes Donald dhe Melania Trump? Roli i këshilltares së ngushtë nxit përplasje në Shtëpinë e Bardhë

Prania e Natalie Harp, këshilltares së presidentit amerikan, ka marrë vëmendje të shtuar për shkak të afërsisë së dukshme me Donald Trump, duke ushqyer zërat për një marrëdhënie të mundshme intime mes tyre.

Të lidhura

None found

Këto thashetheme kanë shkaktuar një reagim të fortë nga administrata, ndërsa burime brenda saj sugjerojnë se edhe Melania Trump është e mërzitur nga situata e krijuar.

35-vjeçarja Harp ka punuar në pozicione të ndryshme pranë Trump që nga viti 2018. Ajo ka shprehur publikisht mirënjohje ndaj presidentit për përkrahjen që pretendon se mori gjatë betejës me kancerin e kockave. Harp ka diskutuar edhe për ligjet që lejojnë pacientët me sëmundje të pashërueshme të provojnë terapi eksperimentale, megjithëse disa nga deklaratat e saj janë vënë në dyshim.

Thashethemet për një aferë jashtë martese u ringjallën pas deklaratave të senatorit demokrat të Xhorxhias, Jon Ossoff, i cili më 16 gusht, gjatë një fushate elektorale, ironizoi lidhjen e ngushtë profesionale dhe udhëtimet e shpeshta të Trump me Harp.

Një burim i afërt me Shtëpinë e Bardhë pohoi se “Zonja e Parë nuk e miraton këtë situatë” dhe shtoi se vetë presidenti është i acaruar nga përfoljet për jetën e tij private.

Administrata e Shtëpisë së Bardhë u kundërpërgjigj me ashpërsi, duke e përshkruar Harp si një nga asistente më të përkushtuara dhe më të zellshme të presidentit.

“Natalie Harp është një prej bashkëpunëtoreve më besnike dhe më të palodhura të ekipit të Presidentit Trump. Askujt nuk i intereson çfarë flet ky dështak,” u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Davis Ingle.

Nga ana tjetër, drejtori i komunikimit Steve Cheung e cilësoi Ossoff si “humbësin më të madh në skenën politike”, duke e sulmuar ashpër.

Kur e pyetën mbi këto spekulime, Trump shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë për raportin me Harp dhe në vend të kësaj u vërsul ndaj senatorit Ossoff, të cilin e krahasoi me personazhin televiziv Pee-wee Herman.

Vëmendja është përqendruar gjithashtu te dinamika mes Melania Trump dhe Harp. Sipas autorit dhe biografit Michael Wolff, Harp ka qenë një prej personave që përkrahu projektin për sallën e re të ballove, i cili rezultoi në prishjen e Krahut Lindor.

“Burime nga brenda Shtëpisë së Bardhë pohojnë se Natalie ishte ndër ata që shtyu përpara idenë e sallës së ballove dhe zbrazjen e Krahut Lindor,” tregoi Wolff gjatë një podcasti.

Raporte nga The Wall Street Journal tregojnë se Melania Trump kishte shfaqur hezitime lidhur me prishjen e asaj pjese të ndërtesës dhe u kishte bërë të ditur stafit se nuk mbante përgjegjësi për atë vendim.


Shtuar 20.08.2026 10:23

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet