Safe City” pa tolerancë: Radhë të huajsh në Tabanoc për të paguar gjobat e shpejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi së fundmi se sistemi “Safe City” nuk bën dallime dhe se çdo automjet që lëviz në rrugët e Maqedonisë, me targa vendore apo të huaja, do të regjistrohet nga kamerat e shpejtësisë dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim.

Të lidhura

None found

Këto deklarata po marrin formë konkrete sot në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku janë krijuar kolona të gjata makinash të drejtuara nga shtetas të huaj. Ata presin për të shlyer gjobat për kundërvajtje në trafik, të cilat janë dokumentuar nga i njëjti sistem.

Ai shtoi se çdo person që shkel rregullat e komunikacionit rrugor në Maqedoni do të ndëshkohet, pavarësisht nga shteti i origjinës, dhe se askush nuk mund t’i shmanget sanksioneve të vendosura nga “Safe City”.

Në fillim të këtij viti, kur u vu në funksion “Qyteti i Sigurt”, ishte bërë e ditur se automjetet me targa të huaja që kryejnë shkelje nuk do të ndalohen në momentin e daljes nga vendi. Megjithatë, drejtuesit e tyre do të marrin një njoftim zyrtar se nuk do të mund të rihyjnë në Maqedoni pa e paguar më parë gjobën.


Shtuar 20.08.2026 09:24

casibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet