Prej 20 ditësh, qytetarët e Divjakës po vijojnë protestën kundër projektit të riorganizimit administrativ, duke kërkuar që bashkia e tyre të mos shkrihet me atë të Lushnjës.
Edhe këtë herë, banorët u mblodhën përpara godinës së bashkisë. Folësit deklaruan se qëndresa do të vazhdojë derisa të marrin një përgjigje për kërkesën e tyre.
Të lidhura
None found
Gjatë tubimit u bë apel për përfshirjen e më shumë banorëve të Divjakës. Protestuesit nënvizuan se pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për të mbajtur gjallë kauzën.
Protesta përfundoi me një marshim nëpër rrugët e qytetit, ndërsa banorët vijuan t’u kërkojnë autoriteteve të mos e zbatojnë projektin për bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnjë.
Protestuesit deklarojnë se do ta vazhdojnë kundërshtimin ndaj reformës së propozuar nga PS dhe kërkojnë që Bashkia Divjakë të ruhet si njësi më vete.
