A je gati të vdesësh?” Policia e Filadelfias kërkon burrin me maskë kukulle që frikësoi banorët

Autoritetet në Filadelfia kanë publikuar pamje fotografike dhe video të një burri me maskë kukulle, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe shqetësuar disa persona pranë Bashkisë së qytetit.

Vetëm gjatë javës së kaluar, rreth gjashtë banorë raportohet se janë ngacmuar ose kërcënuar nga i dyshuari. Për këtë arsye, policia u ka kërkuar qytetarëve ndihmë për identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Të lidhura

None found

Një prej rasteve më alarmuese u shënua më 12 gusht, rreth orës 05:30 të mëngjesit. Pamjet e një kamere sigurie tregojnë burrin duke ndjekur një grua që po vraponte në rrugë. Sipas policisë, ai e kërcënoi duke i thënë: “A je gati të vdesësh?”

Gruaja, e kapur nga paniku, u pengua dhe pësoi dëmtime. Menjëherë pas ngjarjes, burri u drejtua për nga një stacion metroje, ku autoritetet humbën gjurmët e tij.

Shefi i Policisë së Filadelfias, Jason Smith, deklaroi se i dyshuari mund të ketë regjistruar incidentet me celularin e tij, të cilin e mbante me dritën të ndezur.

Ndaj tij rëndojnë akuza për kërcënime terroriste, sulm dhe vepra të tjera penale.

“A do të garosh me mua?”

Luanda Marinho i tha CBS se e kishte parë të njëjtin burrë gjatë një vrapimi në mëngjes, kur ndodhej së bashku me një shoqe.

Sipas dëshmisë së saj, ai u ishte drejtuar disa herë me pyetjen: “A do të garosh me mua? Vë bast se jam më i shpejtë se ti. A do të garosh me mua?”

Marinho tha se ajo dhe shoqja nuk i ishin përgjigjur, edhe pse burri e kishte përsëritur vazhdimisht të njëjtën pyetje.

“Ishte shumë e çuditshme”, u shpreh ajo, duke treguar se pas incidentit të dyja po shqyrtonin mundësinë për të ndryshuar rrugën e vrapimit. “Ishte thjesht e çuditshme, si një lojë e çoroditur”, shtoi Marinho.

Hetimi vijon, ndërsa policia u bën thirrje të gjithë personave që mund të kenë të dhëna për identitetin ose vendndodhjen e burrit të njoftojnë autoritetet.


Shtuar 19.08.2026 21:10

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbethitbethitbetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobet